Ish presidenti amerikan, Bill Clinton i pranishëm në në ceremoninë për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës tha se populli duhet të jetë falënderues për faktin se gjatë 20 vjetëve të pasluftës ka jetuar në paqe dhe në harmoni.

“Prandaj, para se të pyetni se çfarë duhet bërë e çfarë jo, duhet të jeni falënderues se në udhëtimin tuaj gjatë 20 vjetëve, në Kosovë ka mbizotëruar paqja, nuk ka pasur dhunë dhe shkatërrime në masë. Kjo është arritje e gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mos keni dyshime për këtë gjë. Çdo ditë ne zgjedhim të jetojmë për të ardhmen. Ju i keni dhuruar paqen një gjenerate të tërë gjatë 20 vjetëve të pasluftës”.

Clinton tregoi se mban një fotografi të para 20 viteve që është bërë në Kosovë.

“Kam një fotografi në zyrën time në New York dhe është një fotografi në Prishtinë pas fundit të konfliktit, ku janë sekretarja Albright, gjenerali Clark, Tony Blair dhe unë. Çdo ditë që qëndroj në atë zyrë e shikoj atë fotografi për t’ia kujtuar vetes se çka ka qenë qëllimi kryesor që ka arsyetuar përdorimin e forcës. Më kujtohen fytyrat e qytetarëve kur i takova këtu para 20 vitesh, në një shkollë në Ferizaj, atë dite thash diçka që dëshiroj ta them edhe sot, 78 ditë të sulmeve ajrore nga NATO-ja mund ta kenë fituar këtë luftë por vetëm qytetaret që ishin në gjimnaz atë ditë dhe qytetarët tjerë të Kosovës mund ta fitojnë paqen. Njëzet vite më vonë mendoj se keni bërë një punë të mrekullueshme të arritjes së paqes dhe e di se në kohët e paqes më e rëndësishmja është të shihet se çka do të bëhet më tutje”, tha presidenti Clinton./tvklan.al