Damian Gjiknuri: “Aty nuk specifikohet kush parti aty thuhet grupime partish të majta ose të djathta kanë të drejtë të paraqesin kandidaturë, do të thotë që secila nga ato duhet të lobojë për mbështetje firmash dhe ajo listë kandidatura që do të marri më shumë firma, mbështetje nga anëtarët e grupeve parlamentare respektove, do të futet për votim në Kuvend. Por a e favorizon kjo koalicionin, a i detyron partitë që të futen në koalicion për arsye të KQZ-së, nuk mund të paragjykoj që kjo do të favorizojë një koalicion të caktuar, sepse këto koalicione krijohen për zgjedhje dhe mund edhe të prishen më vonë. Kurse institucioni i KQZ-së ka karakter të përhershëm, do të thotë që nuk duhet të varet nga kompozimi i koalicioneve.”/tvklan.al