Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Dashamir Shehi, kandidati demokratëve të rinovuar për kryebashkiak të Tiranës, beson se ka përparësi ndaj konkurrentit Ngjela. Sipas tij, Partia Demokratike duhet të shpallte një konkurrues të vërtetë.

Gazetarja:- Zoti Shehi, si ju duket kandidatura e zgjedhur mbrëmë nga PD, Spartak Ngjela?

Dashamir Shehi:- “Tani nuk më takon mua të gjykojë kandidaturat në planin personal. Unë si njeri e njoh e respektojë, por mendoj që opozita duhet të kishte gjetur një formulë tjetër, për të qenë realisht konkurruese.

Gazetarja:- E ndieni veten prioritar përpara Ngjelës?

Dashamir Shehi:- “Tani po të jetë për prioritar personal, unë e ndjejë përpara se gjithë shqiptarët, përpara të gjithë të tjerëve, votat e tregojnë”.

Dashamir Shehi konkurron për herë të dytë për kryetar bashkie në Tiranë, pas vendoreve të vitit 2000, kur fitoi 5% të votave. Shehi dhe Ngjela kanë qenë në të njëjtën zonë, në zgjedhjet e përgjithshme të Qershorit 2001./tvklan.al