Reforma Zgjedhore nuk ka hedhur asnjë hap për ndryshimin e kodit zgjedhor, pavarësisht se për të u ngritën dy komisione, Komisioni bipartizan dhe Grupi i Dialogut. Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi organizoi një tyezë për zgjedhoren, nga ku theksoi propozimet opozitës.

Dashamir Shehi, Kryetari i LZHK: Deri tani nuk kemi asnjë propozim. Ne gjykojmë që Shqipëria po të ishte e mundur të bëhej një zonë e gjitha eklektorale. Nuk bëhet se duhet të kalojnë kushtetuesen e gjithë reforma, por katër zona, tre zona, gjashtë zona a bëhet Shqipëria!? Bëhet. Të hapet lista. Kemi kërkuar të bëhet votim elektronik, të votojë diaspora. Disa thonë është e mundur, disa thonë nuk është e mundur, disa thonë është e dëmshme për opozitën, unë them është e favorshme në rradhë të parë për opozitën.

Demokrati Oerd Bylykbashi, i cili është pjesë e Grupit të Dialogut, akuzoi mazhorancën për munges vullneti për të realizuar votimin e Diasporës.

Oerd Bylykbashi, Deputet i PD: Ka humbur Partia Socialiste në mënyrë të qëllimshme 4 vite deri në këtë moment nga koha kur në kodin zgjedhor të vitit 2020 u fut detyrim për shtetin për të garantuar votën e diasporës. Në këtë peridhë 18 mijë shtetas shqiptarë, kaq janë regjistruar.

Afati i fundit për të bërëndryshimet në kodin elektoral, puna për të cilin ka nisur më shumë se 2 vite më parë me komisionin e dështuar bipartizan, është data 24 Korrik. Nëse dokumenti me propozimet e socialistëve nuk merr 84 vota atëherë në zgjedhjet e 2025 do të shkohet me ligjin aktual zgjedhor.

Klan News