Muzikanti amerikan, Dave Grohl ka njoftuar se është babai i një vajze të lindur nga një lidhje jashtëmartesore. Me anë të një postimi në rrjetin e tij në Instagram 55-vjeçari tha se planifikonte që të ishte një prind i dashur dhe mbështetës për vajzën e tij të re. Grohl është babai i tre vajzave me gruan e tij Jordyn Blum me të cilën u martua në vitin 2003.

Në postimin e tij 55-vjeçari shprehet se e donte familjen e tij dhe se po bënte ç’të ishte e mundur për të rifituar besimin e anëtarëve të saj.

Postimi nuk përmban detaje se kush është nëna e vajzës së tij të vogël. Ajo çfarë është vënë re nga ndjekësit është fakti se këngëtari ka mbyllur komentet në postimin e tij.

Gruaja e tij, Blum ka punuar si producente televizive dhe modele dhe të dy janë prindër të vajzave Violet Maye, 18, Harper Willow, 15 dhe Ophelia Saint, 10.

/tvklan.al