Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Parlamenti shqiptar është rrethuar sonte për herë të parë nga protestuesit e Partisë Demokratike. Ata kanë hedhur mbi forcat e rendit gurë, e shashka. Ndërkohë që protestuesit kishin rrethuar selinë e legjislativit, në interpelancë përpara deputetëve ka raportuar zëvendës kryeministrja Makbule Çeço, Ministri i Financave Angjeli dhe ai i Bujqësisë Xhuveli.

Zv/kryeministrja Çeço ka paraqitur shifrat e trajtimit të ish-të përndjekurve politikë, me bursa studimi dhe kredi për strehimin. Ministri i Financave Anastas Angjeli, ka replikuar me deputetët Lesi e Braçe. Deputeti i pavarur Nikoll Lesi është interesuar për frenimin e kontrabandës në rrugët e veriut dhe në portin e Shëngjinit. Ndërsa deputeti Braçe, kritikoi ekzekutivin për mosrealizimin e kërkesave të banorëve të Poliçanit./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame