Krimi po shkatërron vendin tuaj, deklarata që është bërë edhe një vit më parë në shkollën e Magjistraturës është përsëritur sërisht nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës James Jeffrey, në një seminar të organizuar në këtë shkollë me prokurorë, gjyqtarë dhe ekpsertë të Ministrisë së Drejtësisë.

James Jeffrey: “Krimi vazhdon të shkatërroj vendin tuaj dhe po sfidon aftësinë e tij për të hyrë në institucionet perëndimore. Shëmbulli më i fundit i kësaj janë një sëri vrasjesh të gjitha të pazgjidhura, të cilat kulminuan në sulmin e çartur ndaj shoferit të prokurorit të përgjithshëm. Këto krime ilustrojnë seriozitetin e problemit”.

Diplomati Jeffrey duke shprehur angazhimin dhe mbështetjen për të gjitha institucionet shtetërore në luftën kundër krimit dha këtë mesazh:

James Jeffrey: “Ne gjithashtu kemi një mesazh për baronët e krimit, do të zbulojmë së shpejti se cilët jeni. Qeveria ime, partnerët tanë Europian dhe shqiptarët ju jemi vënë pas. Ne nuk do të ndalemi deri sa të jeni çuar aty ku keni vendin dhe deri sa krimi të mos e kërcënojë më këtë vend dhe këtë rajon”.

Seminari nga ku ambasadori amerikan mori shkas të jepte këtë deklaratë në fakt i kushtojë vëmëndje çështjes së trrafikimit të qënieve njerëzore. Lufta këtij trrafiku u cilësua e suksesshme për vendin tonë nga diplomati amerikan. Megjithatë ai nuk la pa përmendur se krimi dhe korrupsioni në Shqipëri rrezikon inkriminimin e shtetit dhe politikës ndaj të cilit ai nuk bëri ndonjë akuzë të drejtëpërdrejtë.

James Jeffrey: “Në vënde të tjera ne kemi parë që krimi ndot procesin politik dhe sektorin e biznesit përmes parave të pista, kjo nuk duhet të ndodh këtu, une nuk e drejtoj gishtin ndaj askujt përveç kriminelëve”./tvklan.al