Kryetari i Partisë Socialdemokrate hedh poshtë zërat për emërimin e Gaqo Apostolit në postin e nënkryetarit të kuvendit. Sipas tij, me socialistët nuk është negociuar për emra, por vetëm për mirëqeverisje.

Skënder Gjinushi: “Nuk emocionohemi fare nga këto matjet e pulsit mediatik që bëhen dhe që dalin, si të thuash, sepse shumë vetë vrasin mendjen çfarë mund të ndodhë dhe hedhin hipoteza dhe teza, por këto s’kanë të bëjnë me ato çka duhet të bëjmë realisht dhe ç’ka është biseduar zyrtarisht.”

Gazetarja: “Kjo do të thotë që nuk është një nga premtimet që duhet të respektojë Partia Socialiste?”

Skënder Gjinushi: “S’merremi më me premtime ne, s’ka premtime, ka një marrëveshje të dhjetorit, marrëveshja e dhjetorit dihet ku nuk është realizuar, po ta marrësh në plain e posteve apo sasior po të themi, përveç kësaj pastaj, sepse ne nuk shikojmë si parësore sa ka “realizuar” premtimet ndaj nesh. Ato nuk janë premtime, janë detyrime.”

Larg pastrimit të partisë socialiste, ndryshimet ne qeveri do të krijonin mundësinë, sipas Gjinushit, që në vitin final partia në pushtet të përmbushte pragun e reformave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kjo do të shmangte rrezikun për humbjen në zgjedhjet e ardhshme elektorale.

Skënder Gjinushi: “Ndryshimet dhe përmirësimet do të jenë në këtë aspekt, pra qoftë për të qeverisur më mirë deri në 2005 dhe qeverisja më e mirë, dhe arritja e disa rezultateve konkrete, për shembull në infrastrukturë apo për energjitikën, apo në pika të tjerë të dhimbshme, do të bënte që fitorja në 2005 të jetë më e lehtë. Por, edhe hedhja e një platforme, që të majtën e lë përsëri të bashkuar në planin politik pavarsisht nga divergjencat që mund të ketë dhe ndarjet, do të ishte përsëri në dobi të kësaj fitoreje.”

Kryetari i PSD-së pretendon se aleati i tyre kryesor kësaj radhe do të mbajë premtimin e dhënë duke iu referuar pragut elektoral. Nëse ai preket, socialistët do të pengohen vetë në të, tha Gjinushi.

Skënder Gjinushi: “PS-PD kanë marrë përsipër të rregullojnë kodin për të bërë zgjedhjetë lira dhe të ndershme dhe jo të shkelin kushtetutën për të kompromentuar zgjedhjet dhe këtë detyrë të parë dhe s’po e realizojnë, atëherë të mos merren më me gjëra të tjera dhe po u morën me pragun do të pengohen te pragu dhe s’do të kalojnë dot as pragun e reformës. Kështu që edhe partitë tona patjetër do të kundërshtojnë. Ne këtë socialistëve ua kemi bërë shumë të qartë dhe nga ana e tyre politikisht është thënë që nuk do të bëjnë lojëra të tilla dhe s’e besoj që këtë radhë të mos jenë seriozë.” /tvklan.al