Pedagogu i gazetarisë dhe analisti politik Mark Marku nuk konsideron asnjë emër surprizë në listën e PS për drejtuesit e qarqeve.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Marku komentoi listën e PS për Tiranë, ku Edi Rama ka caktuar 3 drejtues politikë; Erion Veliajn, Elisa Spiropalin dhe Ogerta Manastirliun.

Për këtë përzgjedhje të Ramës, Mark Marku u shpreh se 3 politikanë do të dublojnë një rival të vetëm për Tiranën nga e lista e PD-së, që është Belind Këlliçi.

“Nuk shoh ndonjë surprizë sepse po ramë në këtë kurth që t’i gjykojmë si pjepërat, dalim përtej një akti politike. Ndryshimi i Tiranës, në thelb nuk ka ndryshim thelbësor, por kini parasysh në krahun aty te Belind Këlliçin i cili ka bërë që te ajo listë të jenë 3 persona për të dubluar 1 sepse ka bërë një betejë për një problem shumë të madh që është çështja e inceneratorëve që në njëfarë mënyre kemi përballë ata që kanë rezistuar në procesin e gjatë të opozitës për të gjetur ekuilibrat e brendshëm që i kanë gjetur. Kjo listë është tregues i një ekuilbri që PD nuk e ka pasur dhe që i ka shkaktuar shumë kosto”, u shpreh Mark Marku.

/tvklan.al