Kriza ekonomike nuk duhet të rrezikoj përfshirjen e vendeve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Europian. Deklarata vjen Komisioneri Eruopian për zgjerim, Olli Rehn, sipas radios serbe “Serbia”. Rehn sqaron se BE nuk duhet të lejojë që kjo krizë që ka ardhur si pasoj e dështimit të sistemit financiar të kthehet në një shkak apo pengesë për procesin europian të zgjerimit. Në këtë kontekst Rehn ka kujtuar se zgjerimi i Brukselit për sa i përket Europës Lindore, është faktor kryesor për konkurencën ekonomike, forcimin e stabilitetit politik, demokracisë dhe rendit ligjorë në të gjithë europën.

Për sa i përket ndikimit të krizës ekonomike, në rajon pak ditë më parë Instituti prestigjioz Global Inside, renditi vendin tonë ndër të parët shtete në europë për sa i përket rritjes ekonomike. Në fillim të shkurtit Rehn mirëpriti progresin e vendeve të Ballkanit perëndimor gjatë vitit 2008, duke vlerësuar 1 prej zhvillimeve më të rëndësishme hyrjen në futi të marrëveshjes për lehtësimin e vizave./tvklan.al

Gazetare Urita Dokle

Montazh Vilma Halilaj