Lajme Arkiva 2003

Ne theksuam se qëllimi ynë përfundimtar është integrimi i plotë i vendeve tona në institucionet evropiane dhe trans-atlantike. Vendet dhe popujt tanë e dinë mirë nga historia jonë pasojat negative të mungesës të stabilitetit dhe të ekstremizmit. Sot ne shprehëm vendosmërinë tonë për të ndërtuar duke u mbështetur në bashkëpunimin tonë të përbashkët për të ndërtuar një rajon stabël dhe të begatë për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët. Ne do të jemi të bindur se Evropa nuk do të jetë plotësisht dhe realisht e bashkuar për sa kohë të gjitha vendet e Evropës Juglindore të mos jenë të integruara në strukturat evropiane dhe trans-atlantike.

Ne ritheksuam edhe njëherë rëndësinë historike të Samitit të Pragës dhe politikën e dyerve të hapura mes aleancës së Atlantikut të Veriut të riformuar atje. Ky samit gjithashtu vlerësoi progresin e arritur nga secili prej tre vendeve tona.

Ne gjithashtu angazhojmë tre vendet tona për të përshpejtuar procesin e reformave, rritjen e stabilitetit tonë rajonal dhe për të forcuar  kontributin tonë në përpjekjet e NATO-s në rajon. Vendet tona kanë trashëguar një përvojë të pasur gjatë bashkëpunimit në këtë kuadër ne vazhdojmë të besojmë në rëndësinë e strategjisë së përbashkët post-Pragë, për integrimin në NATO.

Sot ne konfirmuam koordinimin e përpjekjeve tona për të plotësuar standardet e NATO-s, ne gjithashtu konfirmuam vendosmërinë tonë për të përshpejtuar reformat demokratike ekonomike, socialë, ligjore dhe të mbrojtjes si dhe të drejtat e njeriut dhe të pakicave përfshirë përpjekjet tona kombëtarë të përbashkëta për të ndaluar terrorizmin ndërkombëtar, krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Vendet tona njohin dhe vlerësojnë kontributin deri tanishëm të NATO-s në stabilitetin rajonal dhe të modernizimit të forcave tona të armatosura. Ne mirëpresim iniciativat për të rritur bashkëpunimin në NATO në këto fusha të rëndësishme. Ne kemi arritur progres në hartimin e kartës së partneritetit nëpërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Maqedonisë që do të avancojë  më tej aspiratën tonë të përbashkët.

Vendet tona janë pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit. Regjimi i Sadam Hysenit në Irak duhet të çarmatoset siç kërkohet nga Shtetet e Bashkuara përndryshe do të përballet me pasojat. Në këtë kuadër vendet tona do të përkrahin veprimet e komunitetit ndërkombëtar dhe kombeve të bashkuara kundër këtij rreziku të përbashkët.

Ne jemi të bindur se ky Samit i parë në Tiranë dhe takimet trepalëshe të niveleve të tjera që do të vijojnë do të konfirmojnë vendosmërinë tonë për të mobilizuar të gjitha forcat, në arritjen e një progresi të dukshëm, në mënyrë që të ftohemi si anëtarë të Aleancës në raundin tjetër të zgjerimit të NATO-s . Deklarata do të firmoset nga tre presidentët përkatës./tvklan.al