Harris: Lidershipi i Trump, i dështuar

Pas përzgjedhjes së Biden si kandidatin e tyre për presidencialet e 3 Nëntorit, demokratët amerikanë janë hedhur në sulm kundër presidentit Donald Trump.

Në krye të ofensivës nuk është vetë Joe Biden siç ndodh në çdo fushatë elektorale. Me tepër intensitet e ka marrë garën zëvendësja e tij Kamala Harris.

Në vazhdim të konventës online të demokratëve, ajo akuzoi Donald Trump për lidership të dështuar, për kaos në qeverisjen e vendit, për dështim në përballimin e situatës së pandemisë dhe për nevojën e një qeverisjeje të re, për t’i rikthyer Shtetet e Bashkuara sipas saj në shina.

Ndërsa ish-Presidenti Barack Obama, zëvendësi i të cilit ka qenë Biden, tha se Trump e kishte trajtuar presidencën si një tjetër “reality show”, si ato që bënte dikur në televizion. Obama tha se në 4 vitet e presidencës së tij, Trump e ka përdorur pushtetin për të ndihmuar askënd tjetër veç vetes dhe miqve të tij.

Në kundërpërgjigjen ndaj Obamës, shefi aktual i Shtëpisë së Bardhë tha se nga qeverisja e tij, ai kishte lënë vetëm horrorr dhe budallëk në procesverbalet që kishte bërë.

Tv Klan