KQZ ende nuk ka shpallur rezultatet zyrtare përfundimtare të zgjedhjeve lokale të së dielës. Nga procesverbalet e mbërritura deri tani 40% e komunave dhe bashkive rezultojnë në balotazh. Socialistët ndeshen me demokratët në balotazhet në Peshkopi, Korçë, Pukë, Tepelenë, Rrëshën, Fushë-Krujë, Bilisht, Orikum dhe Fushë-Arrëz.

Në 15 tetor zhvillohen balotazhet në 100 komuna. Në Tiranë socialistët kanë fituar 3 njësi bashkiake, ndërsa 8 të tjerat janë në balotazh me demokratët. Në bashkitë ku kanë fituar socialistët komisionerët demokratë nuk i kanë firmosur procesverbalet, por me ndihmën e komisioneve janë marrë me shumicë votash. Nga parregullsitë e vura re të dielën në disa komuna zgjedhjet do të përsëriten./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame