Aktorja dhe këngëtarja e njohur Selena Gomez është zyrtarisht miliarderja më e re grua sipas Bloomberg. Pasuria e 32-vjeçares vlerësohet në 1.3 miliardë dollarë, ku pjesa më e madhe e pasurisë së saj vjen nga linja e saj kozmetike Rare Beauty të cilën e lançoi 5 vite më parë.

Krahas të ardhurave të saj nga “Rare”, e cila renditet krahas kompanive të tjera të rëndësishme në kozmetikë, pjesa tjetër e vlerës së saj rrjedh nga paratë e bëra nga shitjet e albumeve, tureve, por edhe nga start up-it të saj më i fundit  që i kushtohet shëndetit mendor Wondermind, i cili u lançua në 2022.

Selena Gomez është personi i tretë më i ndjekur në Instagram me 424 mln ndjekës pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, duke i mundësuar asaj bashkëpunime më brande ndërkombëtare.

Ajo gjithashtu fitoi nga seriali i saj në Hulu, “Only Murders in the Building”, rreth 6 milionë dollarë për sezon.

Tv Klan