Probleme fizike edhe për portierin Berisha

Myrto Uzuni nuk do të jetë pjesë e Kombëtares për miqësoret e Marsit. Sulmuesi ka një dëmtim në kavilje që nuk e lejon të luajë dhe për këtë është larguar nga grumbullimi.

Uzuni do të shkojë në Granada për të vazhduar rikuperimin. Probleme edhe për Etrit Berishën, i cili pati shqetësime në muskujt e gjoksit dhe nuk është stërvitur pasditen e së enjtes dhe nuk do të jetë gatshëm për sfidën me Kilin.

Gjendja e Berishës do të monitorohet deri të shtunën dhe nëse nuk do të ketë përmirësime, do të largohet. Trajneri Sylvinho ka vendosur të thërrasë portierin e Egnatias, Alen Sherri.

Ndeshjet miqësore me Kilin më 22 Mars në Parma dhe me Suedinë 3 ditë më vonë në Stokholm do të transmetohen në TV Klan.

Tv Klan