Ish-agjenti i FBI fshehu lidhjet me një oligark rus

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal u dënua me 4 vjet e 2 muaj burg nga një gjykatë në Nju Jork këtë të enjte.

Ai pranoi fajësinë për bashkëpunimin e tij të fshehtë me oligarkun rus, Oleg Deripaska, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i akuzuar se kishte ndihmuar në aneksimin e Krimesë nga Rusia.

Prokurorët Federalë kishin kërkuar të paktën 5 vite burg ndërsa avokatët mbrojtës këmbëngulën që ai të mos dënohej me heqje lirie pas pranimit të fajit. Megjithatë gjykata tha se krimi i kryer ndaj tij ishte mjaft i rëndë.

Vetë McGonigal tha se ishte i penduar për veprimin e kryer. Ai duhet të dorëzohet në 26 Shkurt për të nisur dënimin me burg.

Ndaj tij ka edhe një çështje tjetër në Uashington për fshehjen e faktit se kishte marrë 225 mijë Dollarë nga shqiptaro-amerikani, Agron Nezaj i cili u më pas u bë informator i FBI-së.

Edhe në këtë rast, ai ka pranuar fajësinë dhe pritet që gjykata të japë vendimin në fillim të vitit të ardhshëm.

Tv Klan