Nga Europa në Brazil. Holandezi Memphis Depay firmosi për Corinthinans deri në fund të 2026. Sulmuesi 30-vjeçar do të përfitojë 11 milionë euro gjatë kësaj periudhe.

Depay kishte mbyllur marrëveshjen me Atletico Madrid dhe refuzoi oferta nga vendlindja, Arabia Saudite dhe Meksika për të shkuar te një nga ekipet më të njohur të Amerikës së Jugut.

Memphis Depay, i cili nuk u grumbullua nga trajneri Ronald Koeman për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve është aktivizuar gjatë karrierës së tij me PSV, Manchester United, Lyon e Barcelona. Depay me lëvizjen e tij kujton Clarence Seedorf, i cili u aktivizua me Botafogo në fundin e karrierës së tij nga 2012 deri në 2014.

Tv Klan