Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania kanë vendosur sanksione të reja ndaj Iranit për furnizimin e Rusisë me raketa balistike për përdorim në Ukrainë.

Midis masave të reja, të cilat janë njoftuar ndërsa Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken viziton Londrën, janë ndalimet e udhëtimit dhe ngrirja e aseteve për një numër iranianësh të akuzuar për lehtësimin e mbështetjes ushtarake për Rusinë.

Blinken deklaroi se rusët ishin trajnuar nga forcat iraniane për të përdorur raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi dhe se ato mund të përdoreshin kundër ukrainasve brenda javësh. Nga ana tjetër, Irani ka mohuar vazhdimisht furnizimin me raketa balistike për Rusinë./tvklan.al