Sylvinho ka tashmë në dispozicion të gjithë lojtarët për të përgatitur ndeshjen me Çekinë që do të luhet të premten në Pragë. Një sfidë ku kërkohet fitorja për të qenë edhe më të motivuar më pas për takimin e 14 tetorit po në transfertë ndaj Gjeorgjisë.

Të fundit që u bashkuan me grupin ishin Arbër Hoxha, Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami, ndërsa prurja e re do të jetë Feta Fetai, mesfushori i Shpresave. R

itmi i stërvitjes është shtuar, ndërsa këtë të martë lojtarët janë mbajtur larg mediave për të qenë më të përqendruar në përgatitjet ndaj një kundërshtari u rikthye te fitorja pas disa ndeshjeve.

Mungesat e Rei Manajt e Armando Brojës peshojnë, por rikthimi i Mirlind Dakut sjell një alternativë në qendër të sulmit.

Mbrojta me paraqitjet e futbollistëve me klubet e tyre duket një garanci, mbi të gjitha në qendër të saj me Marash Kumbullën, Arlind Ajetin dhe Ardian Ismajlin. Sfida me Çekinë do të luhet prej orës 20:45 të së premtes dhe do të transmetohet në Tv Klan.

Tv Klan