Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në një takim homologun austriak Robert Holzmann ku diskutuan për marrëdhëniet dy palëshe ekonomike mes dy shteteve.
Guvernatori Sejko theksoi se dëshmi e kësaj lidhje të fortë mes dy vendeve janë investimet e huaja direkte të Austrisë të cilat përfaqësojnë rreth 6% të totalit të investimeve në Shqipëri, me një kontribut të dukshëm në sektorin financiar.
Gjatë këtij takimi Guvernatori Sejko vlerësoi mbështetjen e dhënë nga Austria në procesin e integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe të Bashkimit Evropian dhe u shpreh besimplotë se bashkëpunimi ekonomik dhe teknik midis dy vendeve mund të zhvillohet edhe më tej.
Tv Klan