Lajme Arkiva 2003

Ka kaluar me debate mbledhja e radhës e grupit parlamentarë e radhës e grupit parlamentarë socialist, pasi janë njohur me rendin e ditës i cili nuk kishte ndonjë temë të rëndësishme për të diskutuar, deputetët janë marrë me ndeshjen e të mërkurës Shqipëri-Irlandë e cila është bërë edhe shkak për debat.

Deputetëve të cilëve u ishte premtuar se do të pajiseshin me bileta për ndeshjen e kombëtares shqiptare me atë irlandeze, kanë shfaqur shenja nervozizmi ndaj kryetarit të grupit parlamentarë Gramoz Ruçi, kur morën vesh se nuk do të ketë për ta asnjë biletë.

Burime brenda grupit tregojnë se një javë më parë Ruçi u kishte premtuar deputetëve se do t’u gjente bileta për ndeshjen e të mërkurës, por nuk ka mundur ta mbajë premtimin pasi federata ka dërguar në kryesinë e parlamentit vetëm tre bileta./tvklan.al