U miratuan këtë të martë ministrat e rinj të qeverisë Rama, të propozuar nga ky i fundit në Kongresin që zhvilloi Partia Socialiste më 28 Korrik (Lexo më shumë).

Ervin Hoxha u emërua ministër i Brendshëm me 76 vota pro. Petrit Malaj u emërua ministër i Financave me 77 vota pro.

Pirro Vengu u emërua ministër i Mbrojtjes me 77 vota pro. Ndërsa Taulant Balla u emërua ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin me 78 vota pro.

Ndërkohë edhe Bledi Çuçi mori 77 vota pro për të zëvendësuar si nënkryetar i Kuvendit Ermonela Felajn.

Gjatë miratimit të ministrave të rinj, ka pasur debate në parlament. Deputetë të opozitës bllokuan foltoren pasi u refuzua kërkesa e tyre për 6 orë debat.

Në krye të tyre qëndronte Gazment Bardhi, të cilin Lindita Nikolla edhe pse në seancën e fundit në drejtim të Kuvendit, e përjashtoi për shkak të sjelljes (Lexo më shumë)./tvklan.al

Ministrat e rinj që marrin detyrën