Lajme Arkiva 2003

Gjykata e Tiranës caktoi si afat përfundimtar për paraqitjen e dëshmitarëve të huaj për dosjen “Kokaina” datën 3 Mars. Deri në këtë kohë duhet të kenë ardhur nga Greqia dhe Spanja personat e kërkuar nga i pandehuri Frederik Durda , i cili pretendon të vërtetoj dëshminë me anë të këtyre dëshmive.

Në seancën e radhës dëshmoi një nga dëshmitarët e kërkuar nga i pandehuri Sokol Koçiu. Arjan Kurti, aktualisht shef i antidrogës në Durrës dha shpjegime lidhur me bllokimin e skafit prej 6 metrash që pretendohet nga prokuroria se do të përdorej për transportimin në det të kokainës.

Kurti tha se mjeti lundrues ishte bllokuar me urdhër të prokurorisë. Seanca ka vazhduar me paraqitjen e provave shkresore nga të pandehurit, ndërkohë që Koçiu i paraqiti për të tretën herë trupit gjykues kërkesën për përjashtimin e kryetarit të tij Gjin Gjoni. Kërkoj përjashtimin tuaj në bazë të nenit 18. Kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme njëanshmërie.

I pandehuri Frederik Durda paraqiti si provë një faturë pagese prej 50.000 dollarësh që vërteton sipas tij se një nga firmat në pronësi të tij merrej me tregti mallrash të ndryshme

Shitje tubash për zhytësit që mbajnë bombola oksigjeni”.

Gjatë seancës pati debat mes avokatit të Durdës dhe kryetarit të trupit gjykues Gjoni lidhur me provat e paraqitura prej tyre. Në ditët e ardhshme pritet të përfundoj edhe leximi dhe dëgjimi i dëshmisë së kolumbianit Triana Mateus dhe dëshmitarëve të mbrojtjes, për ti lënë vendin më pas konkluzionit të palëve pjesëmarrëse në këtë proces./tvklan.al