Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ish-punonjës dhe kreditorë të firmës Gjallica, kanë dëshmuar sot para trupit gjykues, kryesuar nga Sokol Çomo, në procesin gjyqësor ndaj Shemsie Kadrisë, Gani Kadrisë dhe Fitim Gërxhalliut. Të parët janë pyetur dëshmitarët e thirrur nga avokati i Gani Kadrisë, Maks Haxhia. Ish-drejtori teknik i klinikës Gjallica, ka dëshmuar, se Gani Kadria ishte thjesht drejtues në kompani dhe si presidente njihej Shemsie Kadria.

Dëshmitari Foto Toti, ka deklaruar gjithashtu, se në klinikat shëndetësore që drejtonte Gani Kadria, shpërblimet dhe paratë jepeshin konform rregullave me kontrata dhe dokumentacion të plotë. Gani Kadria, gjithashtu nuk kishte lidhje me agjencinë e kambizmit në Vlorë dhe me Fitim Gërxhalliun. Të njëjtat dëshmi kanë bërë për ish-punëdhënësin e tyre edhe të tjerë punonjës të Gjallicës./tvklan.al