Bashkëpunimet e shumta muzikore mes artistëve shqiptarë nuk kanë munguar duke sjellë hite të shumta. Mesa duket fansat duhet të bëhen gati pasi shumë shpejt do të vijë një bashkim forcash mes dy emrave shumë të dashur të publikut, Dafinës dhe Majkut.

Artistët kanë paralajmëruar këngën e re përmes imazheve që kanë ndarë me adhuruesit në llogaritë e tyre përkatëse të Instagram-it. Dyshja nuk kanë preferuar të zbulojnë më shumë detaje të tjera përtej imazhit që kanë shfaqur në rrjetet sociale së bashku. Sjellim në vëmendje se ky do të jetë bashkëpunimi i tyre i parë së bashku./tvklan.al