Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri ka publikuar më 1 Tetor albumin e saj të fundit “Dafinë Moj” me 14 këngë.

Tani këngëtarja është duke i ripublikuar disa prej tyre me videoklip.

Vetëm pak ditë më parë ajo publikoi videoklipin e këngës “Tduh-duh” me partnerin e saj Dj Geek, që u përfol si video më romantike e momentit.

Por duket se në ditën e dashurisë ajo ka një surprizë dhe mesazh për të gjithë. Kënga “Mos e lëndo” do të publikohet në ditën e dashurisë, më 14 Shkurt 12:30, me një videoklip.

Dafina e veshur me të kuqe, shoqëruar nga kjo ngjyrë edhe në çdo detaj të klipit ka zbuluar përmes një postimi projektin e saj më të ri.

Provokuese, me ngjyrën e kuqe të gjakut dhe të zezën duket se këngëtarja ka për të na treguar shumë për dashurinë dhe ka një mesazh të fortë për të dhënë në ditën e dashurisë. /tvklan.al