“Dafinë Moj”, një album nga artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, përveçse ka në përbërje këngë mjaft të bukura, është mjaft i veçantë përsa i përket nismës së saj.

Së fundmi, artistja ka treguar përmes një postimi në rrjete sociale se të ardhurat e shitjes së albumit të saj kanë shkuar për fëmijët autikë. Ditën e sotme, këngëtarja ka zbuluar se ka vizituar shoqatën e autizmit nëpërmjet një postimi në InstaStory dhe ka treguar se fitimet e albumit janë dhurata për to.

“Sot vizituam shoqatën Autizmi, ku përveç që kaluam çaste të bukura duke kënduar dhe vallëzuar me fëmijët e shoqatës, ashtu siç edhe kemi premtuar, dorëzuam mjetet nga shitja e albumit “Dafinë moj”. Nga mjetet e mbledhura do të ofrohen 2 mijë orë shërbime multidisiplinare falas për raste sociale që trajtohen në shoqatë. Kjo është nisma jonë për një kauzë kaq të madhe!”, ka shkruar këngëtarja./tvklan.al