Lajme Arkiva 2003

Djegia e një banese dy katshe në qendër të qytetit në rrugën 13 vjetori ku pranë saj ndodhej selia e OSBE-së në Shkodër ka rrezikuar edhe banesë atë tjera përreth.

Shtëpia në pronësi të Paulin Pepës kishte disa vite që ishte dhënë me qira, predikuesve të fesë protestante pasi të zotët jetojnë në Itali. Shtëpia e vjetër është djegur plotësisht dhe mendohet se shkak kanë qenë luhatjet e energjisë elektrike.

Duke parë rrezikun që paraqiste përhapja e zjarrit për banesat e tjera pranë saj pasi banesa ndodhet në një rrugicë të mbyllur, zjarrfikësja dhe policia janë mobilizuar maksimalisht për të lokalizuar zjarrin dhe për të ndaluar përhapjen e tij.

Tre zjarrfikëse, dhjetëra efektivë policie dhe autoboti i ujit që furnizonte zjarrfikësit kanë punuar për disa orë duke shpëtuar banesat e tjera. Sot nga shtëpia e djegur kanë mbetur vetëm gërmadhat. Tavani, dyshemetë dhe pajisjet e tjera janë djegur plotësisht.

Zjarri i madh që shihej nga shumë pika të qytetit i ka tronditur banorët, fatmirësisht nuk pati viktima dhe u arrit të eliminohej një katastrofë e mundshme./tvklan.al