Diskutimi i buxhetit të shtetit është shoqëruar me debate të ashpra në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Pika më e nxehtë e diskutimit ka qenë rritja reale e pagave. Opozita pretendon se rritja është minimalë vetëm prej 4% dhe nuk justifikon indeksimin e inflacionit.

Ridvan Bode: Heqja dorë e rritjes së pagave të pensioneve, ndodh në një vit buxhetor kur kemi nnjë rritje të çmimit të energjisë elektrike, kemi një rritje të telefonisë, kemi një rritje të karburantit e cila shkon deri në 10% sepse e gjithë akciza është vetëm në 30%.

Kastriot Islami: Për sa i përket pagave, indeksim plus rritje e indeksuar për arsim dhe shëndetësi, në parantezë, do arrihet në 8% rritje.

Sipas variantit qeveritar buxheti 2004 do të shoqërohet me rritje ekonomike e cila do të bazohet në rritjen e të ardhurave dhe investimeve, ndërsa opozita pretendon se buxheti  parashikon shpenzime shumë të larta për administratën e lartë shtetërore. Nuk rrit realisht pagat si dhe do të përkeqësoj nivelin e borxheve duke përkeqësuar edhe nivelin e jetesës.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani tha se ka ndërhyrë në tregun valutor për të mos lejuar mbi çmimin e tepër të Lekut. Cani u shpreh se gjatë vitit 2004 Banka e Shqipërisë shikon mundësinë e uljes së normës bazë të interesit.

Shkëlqim Cani:Është gjykuar që për vitin 2003, Banka e Shqipërisë nuk duhet ta lejonte mbiçmimin e lekut kaq të lartë, pra duhet të ishin më aktiv, më agresiv në treg, ka nxitur importet dhe ka frenuar eksportet që është një e vërtetë e madhe.

Buxheti parashikohet të dërgohet për miratim të hënën e ardhshme në parlament./tvklan.al