Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Këta janë vullnetarë të Kryqit të Kuq, të cilët përpiqen të zbusin dhimbjet e të përmirësojnë jetën në nevojë. 8 Maji është dita botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe, ndaj të gjithë bashkë janë mbledhur të kremtojnë 81 vjetorin e krijimit të tij. Nga Kombet e Bashkuara viti 2001 është shpallur si viti ndërkombëtar i vullnetarëve.

Në Shqipëri Kryqi i Kuq nga formimi i tij funksionoi deri në vitin 1968, më pas arriti të riorganizohej vetëm pas vitit 1992. Kryqi i Kuq në Shqipëri, kontributin e dha për më shumë se 300 mijë refugjatët kosovarë, gjatë krizës së këtij vendi. Mbi 200 milion njerëz në të gjithë botën përfitojnë çdo vit prej ndihmave të Kryqit të Kuq, ndërsa në Shqipëri vetëm vitin e shkuar numri i përfituesve arrin deri në 60 mijë persona. Enkas për këtë ditë është prezantuar ekspozita e disa fëmijëve me punime kushtuar Kryqit të Kuq./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti