Kandidatët për studentë në universitetet italiane kanë vazhduar përsëri protestën e tyre përpara dyerve të Ambasadës Italiane në Tiranë.

“Kjo është dita e 6 e protestës sonë dhe me një parrullë të bukur ‘mirëmëngjes Ambasada Italiane!’ se mbrëmë ne kemi ndenjur gjithë natën këtu duke pritur, themi ne se do të na dilte një konsull italian të na thoshte për vizat tona. Shkaku i refuzimit të tyre ishte thjesht mosnjohja e gjuhës italiane, po ku na njohën ata neve që ne nuk e dinim gjuhën italiane kur në intervistë na pyetën për 2 pyetje të thjeshta: a keni mbaruar provimin e CIEL 3 kur donte një përgjigje të thjeshtë po ose jo.”

Sipas informacioneve të dhëna nga këta studentë dhe gjatë ditës së djeshme, u është refuzuar viza rreth 30 studentëve të tjerë me të njëjtin motivacion ‘mosnjohja e gjuhës italiane’, ndërsa ata thonë se do të protestojnë deri në zgjidhjen e këtij problemi. /tvklan.al