“Dikur kur ishim fëmijë ne e festonim Bajramin sikur ishte ditëlindja e gjyshes ose e nënës si i thonim ne dhe e gjithë ideja ishte se ka gjyshja ditëlindjen dhe ne duhet të gëzonim patjetër. Sot harrohet çdo gjë e keqe, sot harrohet çdo fjalë e thënë, sot harrohet maksimumi i të keqes që mund të gjykojë mëndja e njeriut, sot çdo gjë falet”.

“Ne e kemi bërë atë duke gënjyer, duke përjashtuar agjenesën”.

Ka gënjyer të tjerët por aspak veten, në festimin e ditëve të shënuara fetare. Janë munduar të ruajnë trraditën por pa e marrë vesh njeri në kohën e diktaturës. Familja Karaxha ka ftuar në këtë ditë të shenjtë familjarët e saj. Në këtë familje myslimane Bajrami festohet më mirë se viti i ri. E zonja e shtëpisë ka agjëruar dhe pas përfundimit të tij i është përveshur gatimit tradicional, por me veshtirësi. Ëmbëlsira nuk duhet të mungojë në këtë ditë feste, por myslimanët e vërtetë duhet të kenë dhe byrekun me qumësht.

“Na hikën dritat, na gjetët pak kështu. Sot si drekë Bajrami është fest madhështore e myslimanëve, kam agjëruar dhe 30 ditë ramazan dhe jam e lumtur dhe e gëzuar me këto që kam, gjithë të mirat, zoti na dhëntë dhe më tepër. Pulë me patate, po bëj një supë, kam futur në furrë por na iku korenti, byrekët, për djalin një kompekaj e kam përgatitur vetë, për vete një bakllava. Këto kemi Bajramin, vitin e ri, ndonjë ditëlindje, na mungon korenti ç’të bëjmë, me sakrifica, natën ngrehemi bëjmë ëmbëlsirat, ndonjë byrek apo ndonjë gjë tjetër. Supën në gazuqe, se në orën 12 është shtrruar drreka e Bajramit”.
Festimet kanë nisur herët, pas faljes së mëngjesit është prishur agjërimi dhe sot është kthimi në natyrshmëri, kështu përkthehet Fiter Bajrami, pas 30 ditëve agjërim sot kremtohet solidariteti, paqa dhe shtrrëngohn duart me të gjithë. Falja jo vetëm në xhami por edhe në teqe, vendin e shenjtë të Dervish Hatixhes. Shërbyesja e kësaj teqeje trregon shenjtërimin e kësaj dite.

“Kjo ditë e sotme i fal që të gjitha, i përqafon që të gjitha që me natë, që në mëngjes. Ne paguajm një borxhë karshi zotit dhe prandaj e kemi kënaqësinë, i mirëpresim, i përcjellim se është dita e bamirësisë, e lumturisë, është dita e bashkimit të njerëzve, është dita e bashkimit të zemrave”.

Pas gati 70 ditësh besimtarët do të kremtojnë një tjetër festë, ate të Kurban Bajramit, ose ndryshe Bajramin e madh./tvklan.al