Lajme Arkiva 2003

Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër Sidës, janë angazhuar jo vetëm institucionet shtetërore dhe organizatat jo qeveritare, por edhe të rinjtë shqiptarë. Në kuadër të saj Qendra Ndërkombëtarë e Kulturës dhe Galeria Kombëtare e Arteve, kanë zhvilluar një aktivitet tre dimensional me të rinjtë e shkollave të mesme të kryeqytetit.

Nën moton “Jeto dhë lëri të tjerët të jetojnë”, me qindra të rinj, janë mbledhur në ambientet e galerisë së Arteve ku ata kanë realizuar një show të madh me etyde, debate dhe ekspozitë me postera të realizuar nga vetë nxënësit. Në spektaklin e realizuar morën pjesë dhjetë shkolla të mesme të kryeqytetit si “Ismail Qemali”, “Partizani”, “Sami Frashri”, “Qemal Stafa”, “Petro Nini”, etj., të cilët kishin ndërtuar etyde regjisoriale nga vetë nxënësit e temë mbi sidën dhe mënyrën e mbrojtjes prej saj.

Në të njëjtën kohë në sallën e Bibliotekës së Galerisë së Arteve, një pjesë tjetër të rinjsh kanë organizuar një debat për të njohur mbi pasojat e sëmundjes me AIDS dhe infektimin nga virusi HIV, mënyrat e parandalimit të kësaj sëmundjeje dhe ndihmën që mund t’ju jepet të prekurve me AIDS.

Ekspozita e çelur me posterat e realizuar nga nxënësit e shkollave të mesme të kryeqytetit është fituar nga nxënësi Florian Çela i shkollës partizani, i cili është vlerësuar me shumën modeste prej 10 mijë Lekësh. Ndërsa grafika e realizuar prej tij, do të stampohet në posterat e fushatës kundër AIDS për vitin e ardhshëm./tvklan.al