Dollari amerikan humbi terren ndaj monedhës së përbashkët evropiane duke mos arritur të konsolidonte nivelet e larta të tri javëve të fundit të shënuara gjatë ditës së djeshme. Investitorët ndërkombëtarë po tregohen të kujdesshëm në pritje të të dhënave ekonomike që do të publikohen gjatë kësaj jave në Shtetet e Bashkuara, ku, padyshim, interes të madh paraqesin të dhënat mbi tregun e punës mbi muajin gusht. Gjatë orëve evropiane të shkëmbimeve monedha euro rikuperoi gati 0.4% ndaj dollarit amerikan duke u shkëmbyer në nivelet 1 euro=1.21 dollarë.

Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor monedha jonë kombëtare ka fituar terren ndaj dollarit në një kohë që edhe sot është shkëmbyer e qëndrueshme ndaj monedhës së përbashkët evropiane. /tvklan.al