Drejtori i Policisë së Tiranës, Pjerin Ndreu, ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante, mesditën e sotme. Lajmi konfirmohet nga vetë drejtori i policisë, Ndreu, i cili nuk ka dhënë shpjegime lidhur me motivet që e kanë detyruar atë të hartojë tekstin e dorëheqjes. Vendimi i Ndreut vjen, ndërsa prej disa ditësh, përflitej largimi i tij, si nga zërë të Minstrisë së Rendit, ashtu edhe nga Drejtoria e Policisë së Tiranës. Ministria e Rendit ende nuk ka dhënë shpjegime, nëse e ka pranuar dorëheqjen e tij. Kohë më parë, Ministri i Rendit, Igli Toska, ka bërë disa largime të një numri drejtuesish nga radhët e Policisë së Shtetit.


I është komanduar drejtori aktual i policsë kriminale, Sokol Bizhga. Largimi i Ndreut, vjen menjëherë pas një fushate përjashtimesh nga radhët e Policsë së Shtetit të një sërë drejtuesish madhorë si të lidhur me qarqet kriminale./tvklan.al