Kryeministri Edi Rama është shprehur se drejtësia duhet të bëjë punën e saj me çdo dru të shtrembër brenda radhëve të PS-së. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Rama ka deklaruar se një nga objektivat e partisë që ai drejton, duhet të jetë hapja përtej kufijve politikë.

Edi Rama: Kjo parti do të jetë garantja e vendosur me çdo çmim të drejtësisë së re duke i mbështetur institucionet e drejtësisë në luftën kundër korrupsionit dhe duke i mbajtur larg. Kush predikon të kundërtën, ose është në hall, sa kërkon të shpjegojë vënien e vet para drejtësisë, ose është i mllefosur me PS-së sepse fitojmë sa herë që na vihen përballë sa nuk e pranon dot që kjo parti po bën histori në Reformën në Drejtësi dhe prandaj zgjidhet dhe do të vazhdojë të zgjidhet pa dilema. Ajo marrëveshje thotë se shumica qeveris dhe pakica bën opozitë me të drejta të përcaktuara. Historia e 10 vjet e gjysëm, përfshirë dhe të ashtuquajturin aksion opozitar, duhet t’i mësojë se çfarë nuk ja merr dot me zgjidhje të lira, PS-së nuk ja merr dot me asnjë formë të abuzimit.

Ne kemi në dorë të respektojmë të drejtat që ju jep kushtetuta. Prandaj ato 2 komsione hetimore, brenda kornizës, mund t’i kishin votuar me kohë dhe me vakt nëse nuk do të ishte kërkuar qorrazi jashtë asaj kornize. E di i madh dhe i vogël se halli i tyre nuk ishin komisionet hetimore. Unë i kursej fjalët dhe kohën për të komentuar bëmat dhe taksiratet e tyre. Nuk do të marr kohë për të shpjeguar si e kanë hallin apo kush është kush në atë çorbë të prishur, ku të gjithë vjedhin lugët që kanë vjedhur me vite duke ushqyer me njëri-tjetrin.

Ne kemi detyrën që të jemi në lartësinë e kësaj kohe, të lëmë drejtësinë të bëjë punën e saj me çdo dru të shtrëmbër në radhët tona. Të garantojmë pakthyeshmërinë e progresit, duke modernizuar më tej shtetin, ngushtuar mundësinë e korrupsionit, nxitur meritokracinë. Këtyre objektivave duhet t’i vihet në shërbim me përkushtim PS me hapjen e saj, përtej kufijve politikë për të përfshirë në gjirin e vet çdo shqiptar dhe të kaluar partiake, të gjithë njerëzit e këtij vendi që kanë dëshirë ta shohin Shqipërinë, krenarinë e fëmijëve të tyre. Shembujt e Shkodrës dhe Kamzës, të na shërbejnë si motivim për të kuptuar se njerëzit e këtij vendi sot janë më të hapur sot se dje kur duhet të zgjedhin. Shkodra e Kamza, ta damkosura si zona të ndaluara, duhet të na ngulisin mirë në kokë se kur ne socialistët dimë të shkrijmë aftësinë drejtuese me njerzillëkun me qytetarët, ne nuk jemi thjesht fitues, ne jemi të pakonkurrueshëm. Asgjë dhe askush përveç vetvetes nuk na pengon t’i fitojmë sfidat e reja për Shqipërinë./tvklan.al