Drejtori i ODHIR Shtudman ka takuar sot Kryeministrin Meta. Shtudman ka kërkuar që subjektet politike në Shqipëri të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të shmangur tensionet artificiale gjatë fushtës zgjedhore duke deklaruar se tashmë kemi sfida të tjera për të përballuar deri në zgjedhje duke e përmbyllur zyrtarisht kapitullin e zgjedhjeve 2000.

Kryeministri Meta i vlerësoi të drejta rekomandimet e bëra nga ODHIR për organizimin sa më të mirë të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Ai vlerësoi rolin e ODHIR dhe OSBE për një monitorim të gjithanshëm të procesit zgjedhor. Qeveria tha ai ka marrë të gjitha masat që zgjedhjet shumë të mira të tetorit të ndiqen nga zgjedhjet parlamentare duke korrigjuar në kohë të gjitha mangësitë teknike të vërejtura dhe të vëna në dukje edhe nga ODHIR./tvklan.al