Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë shqiptare Bajram Ibro ka paralajmëruar lëvizje të krerëve të policisë nëpër rrethe. Sipas Ibros ka prova që një pjesë e krerëve të uniformave blu janë të lidhur me krimin dhe merren me korrupsion. Këto deklarata pasardhësi i Bilbil Memës i bëri në Komisionin Parlamentar të Rendit.

Ai paralajmëroi ardhjen e një numri të ri pasaportash por nuk dha detaje rreth zbulimit të skandaleve në këtë ministri me tenderin e organizuar nga paraardhësit e tij.

Bajram Ibro: “Së shpejti do jetë edhe objekti i qëndrimeve ndaj secilit që nuk ka kryer detyrën. Do jemi të pamëshirshëm përsa u përket konstatimeve ndaj punonjësve të policisë që janë të implikuar me krimin. Edhe gjatë këtyre ditëve kemi patur konstatimet tona ku janë mbajtur qëndrime, ku janë bërë shkak që ka filluar procedimi penal, janë pezulluar nga detyra dhe janë marrë masa të tjera administrative dhe disiplinore”./tvklan.al