Bujar Murati: “Nga Njësia e  Zhvillimit të  Prokurimeve  të  Përqendruara janë zhvilluar gjithsej 12 procedura prokurimi në mënyrë elektronike. Nga këta 4 procedura të zhvilluara në mënyrë elektronike janë mbi kufirin  e lartë monetar. Që do të thotë tender i hapur ndërkombëtar. Në muajin qershor me propozim të ministrisë së brendshme këshilli i ministrave vendosi që për shkak të luhatjes së çmimit të karburanteve në tregjet vendase dhe botërore, si dhe nevojave emergjente të autoriteteve kontraktore për karburante, përjashtimisht për vitin 2008 procedura e furnizimit me karburante gazoil dhe karburant për ngrohje të kryhet nga vetë autoritetet kontraktore. Nga njësia e Prokurimeve të Përqendruara gjithsej janë prokuruar 551 072 352 lekë, vlera e ofertuar në tendera ka qenë 466 141 273 lekë. Janë kursyer gjithsej nga prokurimet në mënyrë elektronike  85 milion lekë të reja.”/tvklan.al