Qeveria Shqiptare gjatë vitit 2008 nëpërmjet Ministrisë së Brendshme ka realizuar me sukses blerjen e përqendruar në mënyrë elektronike për disa mallra dhe shërbime për llogari të kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë.

Nga Njësia e Zhvillimit të Prokurimeve të Përqendruara janë zhvilluar gjithsej dymbëdhjetë procedura prokurimi në mënyrë elektronike, nga të cilat janë kursyer 85 milion lekë.

Bujar Murati: “Nga këta 4 procedura të zhvilluara në mënyrë elektronike janë mbi kufirin  e lartë monetar, që do të thotë tender i hapur ndërkombëtar. Në muajin qershor me propozim të ministrisë së brendshme, këshilli i ministrave vendosi, që për shkak të luhatjes së çmimit të karburanteve në tregjet vendase dhe botërore si dhe nevojave emergjente të autoriteteve kontraktore për karburante. Përjashtimisht për vitin 2008 procedura e furnizimit me karburante gazoil dhe karburant për ngrohje të kryhet nga vetë autoritetet kontraktore. Nga njësia e Prokurimeve të Përqendruara gjithsej janë prokuruar gjithsej: 551 072 352 lekë, vlera e ofertuar në tendera ka qenë 466 141 273 lekë. Janë kursyer gjithsej nga prokurimet në mënyrë elektronike  85 milion lekë të reja.”

Duke qenë se blerja e përqendruar në mënyrë elektronike rezultoi e suksesshme qendra Shqiptare ka ngritur një grup pune ndërministrorë me pjesëmarrje të gjerë të Autoriteteve Kontraktore dhe të Agjensisë së Prokurimeve Publike./tvklan.al