Abuzimi me sasinë e karburantit nga ana e tregtarëve, mund të frenohet falë pajisjeve moderne me të cilat Drejtoria e Meteorologjisë ka hedhur në terren. Këto makineri brenda pak minutash vërtetojnë saktësinë e pistoletave të benzinës, naftës apo gazit. Këtu jemi në një nga pikat  karburantit në Tiranë gjatë një kontrolli.

“Shohim që rezultati është plus 30 mili litra dhe rezulton që pistoleta kalon testin e verifikimit”.

Megjithatë rastet e vjedhjes me sasinë janë konstatuar jo pak herë vitin e kaluar nga Drejtoria e Meteorologjisë.

Myrvete Pazaj: “Gjatë vitit të kaluar, ne kemi kryer verifikimin në rreth 850 pika karburanti, po janë vendosur 39 gjoba. Janë konstatuar pa saktësi në matje përtej kushteve të lejuar. Në 20 litra lejohet një tolerancë prej 100 mili litra. Ajo që kemi konstatuar ne më shumë është 220 mili litra, 240 mili litra në 20 litra”.

Gjobat në rast abuzimi me tolerancën, shkojnë në 750 mijë lekë. Të gjitha pistoletat e kontrolluara pajisen me këtë pullë.

“Pulla dalluese që pistoleta është e kontrolluar. Kush pistoletë është në punë, ka pullën detyrimisht. Si mbas ngjyrës dhe vitit përkatës edhe brimën ose shenjën që në muajin që është bërë. Është 1 herë në 6 muaj, vendoset dhe shenja kur është bërë”.

Ekspertët e Meteorologjisë pohojnë se një tjetër fakt shqetësues, është se brenda normës së lejuar të gabimit me pistoletat, tregtarët në shumicën e rasteve përdorin tolerancën negative. Tashmë dhe këtyre pikave do t’ju kërkohet që në total toleranca për të gjitha pistoletat në një pikë furnizimi të jetë zero./tvklan.al

Gazetari: Fjorald Zguro

Operatori: Klodian Keçi

Montazh: Ergis Hasanbelli