Ministria e Transportit vazhdon të këmbëngulë në vendimin e saj, për të mos iu paguar punonjësve të hekurudhave, në grevë për më tepër se tre javësh, pagën e 13-të. Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave është e bindur se gjykata do të shpallë të paligjshme grevën e Sindikatës së Transportit duke penalizuar të gjithë grevistët.

“Ashtu siç thotë dhe ligji për të drejtën e grevës në Kodin e Punës, ne do të japim afat brenda tre ditëve që të rifillojnë nga puna, në të kundërt do të merren sanksione astu siç parashikon po ligji i grevës, duke i shkëputur marrëdhëniet e punës me njerëzit që marrin pjesë në grevë. Nuk është se paga e 13-të është e paligjshme dhe nuk e lejon ligji, po kushtet financiare, aktiviteti i vitit 2003, që u mbyll, nuk na lejojnë që ne të bëjmë pagesën e 13-të, ose shpërblimin e fundvitit.”

Ndërkohë sindikalistët kanë kërkuar që procesi gjyqësor, që po zhvillohet në Gjykatën e Durrësit, të sthtyet për disa ditë. Megjithatë ata kanë deklaruar se do ta vazhdojnë grevën, pavarsisht vendimit të gjykatës. Ndërkohë humbja që i ka shkatuar kjo grevë transportit hekurudhor shqiptar, sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Hekurudhave, shkon në rreth 16 milionë lek të reja./tvklan.al