Deputeti socialist Dritan Prifti deklaron se Partia Socialiste mund t’i shpëtojë daljes në opozitë vetëm nëse largon kryetarin Fatos Nano. Shumë pranë shpalljes zyrtare të Partisë Lëvizja për Integrim pretendon që në zgjedhjet e ardhshme të negociojë si partnere me të drejta të plota për zonat elektorale me Partinë Socialiste.

Dritan Prifti: “Ne do të vazhdojmë të punojmë për ta ndërgjegjësuar të majtën që këto janë veprime strategjike dhe taktike në favor të së majtës dhe ne kemi bindjen për suksesin e Lëvizjes Socialiste për Integrim ashtu siç kemi bindjen që socialistët me Fatos Nanon në krye, jo vetëm shkojnë drejt opozitës, por shkojnë drejt një margjinalizimi elektoral drejt një rënie të shpejtë elektorale. Partia Socialiste me ne do të trajtohemi plotësisht të barabartë, të mos trajtohemi si një parti e madhe dhe një parti e vogël, ne do të pranojmë vetëm një trajtim plotësisht të barabartë me Partinë Socialiste për marrëveshjen parazgjedhore.”

Në mungesë të përgjigjes reflektuese nga drejtuesit socialistë, sikundër kërkohej edhe në platformë, anëtarët e Partisë Socialiste për Integrim po hartojnë statutin në themel, të të cilit do të jetë anëtarësia.

Dritan Prifti: “Po mendojmë për të bërë një statut sa më demokratik dhe për të bërë një program politik sa më të besueshëm për elektoratin. Çështja e qeverive hije i mbetet një periudhe të mëvonshme.”

Anëtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim thotë se takimet elektorale, si të drejtuesve të partisë, ashtu dhe të lëvizjes janë normale dhe pozitive për sa kohë nuk i shpallin luftë njëra-tjetrës, por nëse do të ndodhte, janë gati emrat dhe faktet që do të përdoren në fushatë kudër kryeministrit dhe disa anëtarëve të kabinetit Nano.”

Dritan Prifti: “Momenti politik për të bërë një luftë poliitke sigurisht është në zgjedhje nëse ne do të kandidojmë të veçuar nga partia socialiste.” /tvklan.al