Islam Dudaev fitoi një tjetër medalje për Shqipërinë në Lojërat Olimpike 2024, duke i kthyer më të suksesshmet në histori për vendin tonë në 10 përfaqësime në olimpiadën verore.

Mundësi kuqezi ia doli të mundë në duelin për bronzin për peshën deri 65 kilogramë në stilin e lirë kampionin e botës në fuqi Musukaev, i cili përfaqëson Hungarinë.

Duadaev triumfoi në një sfidë të luftuar deri në sekondat e fundit që u mbyll me rezultatin 13 – 12 këtë të diel në Paris.

Ky është edhe një revansh për Islam Duadev që 2 vite më parë u mund në çerekfinalet e Europianit pikërisht nga Musukaev, edhe ky një rus me origjinë.

Mundësi i Shqipërisë kaloi direkt në duelin për medalje bronzi, pasi kundërshtari i tij amerikani Retherford u tërhoq.

Shkak sipas Federatës Amerikane të Mundjes ishte gjendja e tij fizike, pasi pësoi një dëmtim në kokë në sfidën e fundit të zhvilluar në Lojërat Olimpike.

Të shtunën Shqipëria fitoi po medalje bronzi me Chermen Valiev, mundësi i fundit nga Rusia i bashkuar vetëm këtë vit me ekipin kuqezi.

Valiev triumfoi në duelin e peshës deri 74 kilogramë në stilin e lirë. Shqipëria debutoi në Lojërat Olimpike në vitin 1972 në Mynih.

Tv Klan