Suedezi Armand Duplantis mbrojti titullin kampion olimpik në kërcim me shkop madje duke fituar garën me një rekord të ri botëror.

Duplantis kërceu 6 metra e 25 centimetra duke e përmirësuar me 1 centimetër nga i mëparshmi i mbajtur po prej tij. Në dallim nga Tokio 2020 ai ka kërcyer 23 centimetra më shumë.

Një garë pa rival për Mondo Duplantis, pasi të gjithë pjesëmarrësit e tjerë dhanë një rezultat poshtë 6 metrave. 24-vjeçari nuk po resht së befasuari, ndërsa deri më tani e ka thyer 9 herë rekordin botëror.

Tv Klan