Dy aksidente kanë ndodhur ditën e sotme në “by pass”-in e Murrizit, në rrugën e Arbrit. I pari ishte në orën 14:00, Qafën e Murrizit, ku një furgon u përplas me një fuoristradë.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati pasoja në njerëz, por vetëm me dëme materiale.

Aksidenti i dytë ka ndodhur në një kthesë të fortë në Bastar Murrizë (krahu i Tiranës), ku një fuoristradë u përplas me një autoveturë.

Nga kjo ngjarje kanë mbetur të lënduar lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer.

Të lënduarit janë transportuar drejt spitalit të Traumës, ndërsa rruga është bllokuar për më shumë se një orë duke shkaktuar radhë në disa kilometra./tvklan.al