Lajme Arkiva 2004

Dy kompani amerikane shpallin publikisht interesin për të blerë  Albtelekomin. Drejtues  të lartë të kompanisë amerikane deklaruan gjatë një takimi me kryeministrin Nano se projektet e tyre konsistojnë në privatizimin e Albtelekomit, ndërsa kompania tjetër amerikane e telekomunikacionit TECH me qendër në Çikago, shoqëruar edhe me përfaqësues të Ambasadës Amerikane i kanë shprehur ministrit të Transporteve Spartak Poçi interesin për blerjen e kompanisë shtetërore Albtelekom.

Ministri Poçi ka informuar kompaninë amerikane me objektivin qeveritar për privatizimin e Albtelekomit brenda këtij viti, ndërsa ka deklaruar se procesi për përgatitjen e tenderit do të nisë muajin e ardhshëm.

Vitet e fundit, shteti nuk ka mundur të privatizojë kompani shtetërore të telefonisë fikse, pas probleme financiare për shkak të keqmenaxhimit të saj. Në fillim të këtij viti qeveria i akordoi flas Albtelekomit licencën e tretë të telefonisë celulare Eagle Mobile për të nxitur privatizimin e kësaj kompanie./tvklan.al