Rreth gjysmë milioni italianë kanë ardhur në Shqipëri nga Janari deri në Qershor.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në 6 muaj janë regjistruar 486 400 vizitorë italianë, 57% më shumë sesa vjet.

Pas Shqiptarëve të Kosovës, italianët mbeten kështu grupi i dytë me numrin më të lartë të hyrjeve në vendin tonë.

“Ne jemi Arbëreshë, është hera e dytë që vijmë në Shqipëri. Do të pushojmë këtu këtë fundjavë”.

Shumica e atyre që vijnë në Shqipëri për turizëm janë nga Europa. Interes më të shtuar kanë te treguar të huajt nga Franca, Anglia, Polonia dhe Spanja.

“Për këtë vit rritjen më të madhe të vizitave në Shqipëri nga vendet e Europës e kanë njohur francezët. Në 6 muaj kanë hyrë në vendin tonë 75 mijë vizitorë nga Franca, gati dyfish më shumë sesa vjet për po të njëjtën periudhë”, raportoi gazetarja Dorina Halili.

“Jam nga Franca, prindërit tanë vendosëm që të vijmë në Shqipëri për pushime, po shohim Tiranën do të shkojmë edhe ne jug për plazh”, tha një turiste.

Rritje kanë njohur edhe vizitorët nga përtej oqeanit Atlantik, në një gjysmë viti Shqipërinë e kanë parë 81 mijë amerikanë, 28% më shumë sesa vjet.

Deri në fund të Qershorit Shqipëria regjistroi 4.5 milionë vizitorë të huaj ose +34% krahasuar me vitin e kaluar.

Tv Klan