Në ditët e fundit të Gushtit, plazhet e Durrësit dhe Golemit janë të mbushura me turistë të huaj.

Kjo periudhë e sezonit ka sjellë një fluks të madh vizitorësh nga vende të ndryshme, të cilët kanë preferuar bregdetin shqiptar për pushimet.

Bukuria natyrore, deti i pastër dhe shërbimet e përmirësuara kanë bërë që shumë turistë të kalojnë ditët e nxehta të verës në këto plazhe.

“E kam zgjedhur Shqipërinë më shumë për shkak të motit, të klimës fantastike që ka. Unë jam nga veriu i Polonisë, nuk kam qenë ndonjëherë në Ballkan dhe kjo është hera e parë në Shqipëri. Deti është fantastik”.

“Shumë njerëz të jem e sinqertë, është hera e parë që vijmë në Shqipëri, por klima është e mrekullueshme. Unë jam nga Danimarka, njerëzit këtu janë shumë të mirë, të dashur. Na pëlqen shumë klima, por edhe deti. Ne kemi vendosur të qëndrojmë dy javë”.

“Ne rrimë në një hotel buzë detit, është shumë mirë. Ushqimi shumë i mirë, por edhe deti na pëlqen shumë”.

Që prej fillimit të sezonit veror, plazhet e Durrësit dhe Golemit kanë përjetuar një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve.

Rritja e numrit të pushuesve ka ndikuar në trafikun rrugor, veçanërisht në zonat turistike, duke sjellë një shtim të qarkullimit të automjeteve.

Klan News