Një breshkë uji e plagosur në kokë ka dalë në plazhin e Semanit pasditen e sotme. Breshka e llojit Kareta-Kareta, rreth 70 kilogramë është parë nga një banor i zonës, i cili kishte zgjedhur këtë plazh për të pushuar.  

Banori ka thënë se e ka parë breshkën fillimisht në zonën e Akërnisë të goditur në kokë dhe menjëherë më pas e ka marrë për ta futur në ujin e detit.

Sipas pushuesit, breshka më pas ka mundur që të largohet nga bregu i detit duke notuar për në ujërat më të thella të Semanit./tvklan.al